5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Rahovec: Burg me kusht dhe gjobë ndaj të akuzuarit që pranoi se vodhi 13 pula e 3 gjela

Pasi ka pranuar fajësinë se në dy raste kishte vjedhur gjithsej 13 pula dhe 3 gjela, i akuzuari Edmond Limanaxhiu, është dënuar me burgim me kusht si dhe me gjobë.

Për dy vepra penale të vjedhjes, Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, të hënën, atij i ka shqiptuar dënim unik prej 150 ditësh burgim me kusht dhe 300 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Por, dënimi me burgim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën njëvjeçare, i akuzuari Limanaxhiu nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë, duke thënë se pendohet për veprën e kryer.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Armend Zenelaj, i cili ka thënë se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe është i bazuar në provat që gjendën në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale, në shumën prej 30 euro në total.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 6 janar 2017, ndaj Edmond Limanaxhiu, duke e ngarkuar atë  me dy vepra penale të vjedhjes.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 23 maj 2016, në kohë të pacaktuar në Rahovec, me qëllim që vetes t’i sjell përfitime të kundërligjshme merr pasurinë e tjetrit, ku së bashku me të miturin D.H, hyjnë në oborrin  e të dëmtuarit Predrag Matiq, ku nga koteci marrin shtatë pula dhe një gjel, i fusin në thes, e të cilat më pas i kanë shitur.

Në aktakuzë thuhet se me datë të njëjtë si në dispozitivin e parë, i akuzuari Limanaxhiu, me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime të kundërligjshme hynë në oborrin e të dëmtuarit Blerim Krasniqi, dhe nga koteci merr gjashtë pula dhe dy gjela, i fut në thes, pastaj i njëjti i shet në vlerë prej 30 euro. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit