0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

I jepet lamtumira e fundit në Gllogjan ish-luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi

Në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, i është dhënë lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, i cili u vra të enjten dhe pastaj u dogj në veturën e tij.

Në varrimin e tij morën pjesë personalitete nga jeta politike, bashkëluftëtarë të Qerimit, përfaqësues të OVLUÇK-së dhe familjarë.

Vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit, Osmani, tha se ky vend do të jetë vetëm vend i kujtimeve.

“Faleminderit për dhimbjen që po ndajmë bashkë, faleminderit për rreshtimin që po i bëhet vëllait tonë sot në krah të pushkëve çlirimtare të atdheut! Titulli i vetëm që ai e dëshiroi gjithë jetën e tij, dhe e mëshiroi me gjithë përkushtimin e tij. Era e xhaxhit, nga sot do të dua edhe unë si shokët e babit, edhe pse ata janë shokë dhe vetëm të tillë, dhe dinë të duan me zemrën e atdheut. Ti do të jesh pengu ynë, ylli unë i familjes. Qerim vëlla, rrugën tënde të jetës ta ndërprenë, kjo është humbje që ne nuk e deshëm. Nga kjo, ne familja do të marrim vetëm dhimbjen”, tha ai.

“Nuk do të jesh më bartës i luleve e qarje e zemrës, do të doja të jesh vetëm prijës i luleve. E do të doja që këto varreza të mos mbusheshin me këto, po vetëm me kujtim. Faleminderit vëlla që jepe atë për luftëtarët, për miqtë, e për popullin”, ka thënë Osman Kelmendi.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalën e tij tha se amaneti i Qerimit do të çohet në vend nga të tjerët që mbetën pas tij.

“U tha ajo çka duhet thënë, është shumë vështirë që ti thuash lamtumirë Qerimit, por ka shumë burra që do t’ia çojnë amanetin në fund Qerimit. Lavdi Qerim Kelmendi”, ka thënë Daut Haradinaj.

Një fjalë mbajti edhe Blerim Muriqi.

“Lamtumirë shpirtmadh, ta paçim hua kujtimin. Era e bashkimit do të fryjë mbi këto troje dhe ne do i mposhtim armiqtë e hijenat. E di se do të thuash ‘nuk është betim gjenerate’, por kurrë nuk do të mund te thuash se ‘ky nuk është betim kauze’. Lamtumirë era e mbetur e lirisë”, ka thënë Muriqi.

Ibish Neziraj, bashkëpunëtor i Qerim Kelmendit, tha se ai u vra nga ata që e kërkuan ta vrisnin në luftë. Ai shtoi se Qerim Kelmendi ishte dëshmitari më i besuar.

Nën organizimin e OVL-UÇK në Dukagjin, në qendër të qytetit të Pejës u bën homazhe, ku shumë qytetarë e ish-bashkëluftëtarë të Qerim Kelmendit, deputetë e kryetarë komunash u përkulen pranë trupit të pajetë të tij.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi nga fshati Llabjan i Pejës, është gjetur i vdekur brenda veturës së tij e cila ishte djegur.

Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë ka njoftuar se në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’.

Për vrasjen e Qerim Kelmendit kanë reaguar përfaqësuesit e institucioneve të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti, liderë partish, kryetarë komunash, OVLUÇK-ja dhe bashkëluftëtarë të Qerim Kelmendit, duke e cilësuar këtë vrasje mizore.

Ata u kanë bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin këtë rast.

/Epoka e re/

Më Shumë

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit. Murati ka bërë...

Vëllaznimi fiton ndaj skuadrës së Golden Eagle Ylli

Me ndeshjen Ylli – Vëllaznimi është mbyllur xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll, përballje kjo që u zhvillua në palestrën “13...

Me zemër

Lajmet e Fundit