16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Të rinjtë e Nismës në Prizren, vullnetarisht në ndihmë të moshuarëve dhe nevojtarëve

Të rinjët e NISMA Socialdemokrate në Prizren, nëpërmjet një komunikate, kanë thënë se në kohën kur e gjithë bota, por edhe Kosova po përballen me virusin Corona, të moshuarit dhe nevojtarët më shumë se kurrë kanë nevojë për njerëz të vullnetit të mirë.

Ata, kanë bërë me dije se janë në gjendje gatishmërie t’i ndihmojnë të moshuarit apo edhe ata të cilët nuk kanë mundësi për të shkuar në markete, farmaci, dhe furra buke, për t’i kryer shërbimet e nevojshme të tyre.

Komunikata e plotë:

Vullnetarët e NISMA Socialdemokrate në shërbimin tuaj!

Në kohën kur e gjithë bota, por edhe Kosova po përballen me virusin COVID19, i njohur si Corona Virus, dhe natyrisht deri më tani të panjohur për njerëzimin, të moshuarit dhe nevojtarët më shumë se kurrë kanë nevojë për njerëz të vullnetit të mirë.

Me këtë rast të rinjët e NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren janë në gjendje gatishmërie t’i ndihmojnë të moshuarit apo edhe ata të cilët nuk kanë mundësi për të shkuar në markete, farmaci, dhe furra buke, për t’i kryer shërbimet e nevojshme të tyre.

Duke i ditur efektet e virusit COVID19, dhe duke pasur parasysh se në radhë të parë është shëndeti i secilit prej nesh, ne jemi të lumtur të qëndrojmë afër jush dhe së bashku ta kalojmë edhe këtë sfidë.

Kryetari i të rinjëve të Nismës në Prizren, Edin Shehu, së bashku me kryesinë e tê rinjëve dhe Kryetarin e Degës, Zafir Berisha, janë te gatshëm që qëndrojnë afër gjithë atyre që kanë nevojë në këtë situatë dramatike të cilën po kalon shoqëria jonë dhe njerëzimi në përgjithësi.

Numri kontaktues për personat nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi t’i kreyjnë shërbimet e tyre: 049/607-742.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Më Shumë

Abrashi: Totaj e përdori biçikletën si imazh publik, ndërkohë që bleu veturë luksoze me zero kilometra

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar figurën politike të kundërkandidatit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, gjatë një...

Bashkimi e nis kampionatin në Gjakovë kundër Vëllaznimit

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do ta nis edicionin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll me një përballje të zjarrtë ndaj rivalit...

Lajmet e Fundit