Prizren/ Arrestohet i dyshuari pasi vodhi para në Kryqin e Kuq

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prizren, pasi i njëjti kishte depërtuar me forcë në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte para me qëllime bamirësie.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për 48 orë në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie vlera e të cilave nuk dihet. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit