Tre fëmijë në Malishevë të prekur me koronavirus

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar për Televizionin T7 se në mesin e të prekurve nga koronavirusi në këtë komunë ka edhe fëmijë.

Një bisedë në emisionin Frontal, Begaj ka thënë se mosha e të prekurve është nga 6 deri në 76 vjet.

“Po nga 6 vjet deri në 76 vjeç. Ka fëmijë të moshës 6, 8 dhe 16 vjet”, ka thënë Begaj në Frontal.

Por kryetari i Malishevës, komunë kjo që është prekur më së shumti në Kosovë ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë.

“Po ndihen mirë e kanë qetë gjendjen në basë të kontakteve tona po na tregojnë se janë mirë”, ka thënë Begaj./Express/

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit