8.7 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Agnelli ngre alarmin: Klubet po përballem me ekzistencë, sfidë e madhe për futbollin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë se klubet evropiane përballen me një kërcënim të vërtetë ekzistencial nga pandemia e coronavirusit.

Sezoni i futbollit evropian 2019-20 mbetet i pezulluar pasi vendet janë mbyllur në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.

Ende nuk ka asnjë vendim për të ardhmen e futbollit dhe Agnelli si drejtuesi i Shoqatës së Klubeve Evropiane, pranon se kjo është “sfida më e madhe” për lojën e futbollit deri më tani.

“Ne të gjithë jemi drejtues të futbollit dhe jemi përgjegjës për mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e klubeve që ne menaxhojmë, të cilat përballen me një kërcënim real ekzistencial”.

“Ndërsa futbolli tani është në gjendje të ndaluar, janë ndalur edhe rrjedhat tona të të ardhurave nga të cilat ne jemi të varur të paguajmë lojtarët, stafin dhe kostot e tjera të operimit”.

“Askush nuk është imun dhe koha është thelbësore. Përmbushja e shqetësimeve tona do të jetë sfida më e madhe që loja dhe industria jonë është përballur ndonjëherë”.

“Diskutimet janë shumë aktive në lidhje me atë që qasja ndaj licencimit të UEFA-s dhe kornizës së FFP-së duhet të jetë në linjë me krizën aktuale”, citohet të ketë thuhet nga ai në një letër të parë nga Reuters.

Klubet do të kërkojnë që të mos ketë kritere të ashpra për licencim dhe rritje të deficitit prej 30 milionë euro që parashihet me FFP, shkruan Albeu.

Më Shumë

Rahoveci 029 nikoqir i Sigal Prishtinës

Rahoveci 029 pret sot Sigal Prishtinën në palestrën “Mizahir Isma”, në një ndeshje të rëndësishme të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra vendase hyn në...

Në mesin e të liruarve edhe komisionerja që deklaroi në polici se pati presion nga politikanët

Në mesin e komisionerëve të liruar nga masa e ndalimit në Prizren është edhe Blerta Bislimaj. Lajmin për lirimin e Bislimajt e ka bërë të...

Lajmet e Fundit