9.8 C
Prizren
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Përpjekjet e presidentit, të pasuksesshme

Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i përgjigjet kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për caktimin e një mandatari të ri i cili do të mund ta formonte qeverinë pas rrëzimit të asaj të udhëhequr nga Albin Kurti. Në një përgjigjeje me shkrim për KOHËN, Zyra për Media nga kjo parti ka njoftuar se tanimë janë të përkushtuar me menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID 19.

“Deklaratat e Presidentit Thaçi janë sinjale për t’i nisur përpjekjet e tij jokushtetuese e të pasuksesshme. Sipas Kushtetutës së Kosovës, referuar nenit 82, ku flitet për shpërndarjen e Kuvendit, pika 2 e tij thekson se Presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit, më tutje ne kemi tashmë dy dekrete, atë të vitit 2010 dhe atë të vitit 2017, ku të dy presidentët në vitet e cekura, pas votimit të suksesshëm për mosbesim ndaj qeverisë, kanë shpërndarë Kuvendin. Tashmë ka precedent dhe është shndërruar në normë. Prandaj ne presim që ta tejkalojmë këtë situatë dhe pas kësaj presidenti ta caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e LV-së.

Megjithatë,presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se të hënën do ta dërgojë ftesën për mandatarin e ri.

Më Shumë

Mot i vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica...

Gashi: Qeverisja e PDK-së ka sjellë zhvillim të hovshëm në Prizren

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, vlerëson se me qeverisjen e PDK-së, Prizreni ka bërë përparim të dukshëm në shumë aspekte. Sipas tij, komuna...

Lajmet e Fundit