17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Komuna e Rahovecit liron bizneset nga qiraja edhe nga taksa komunale

Komuna e Rahovecit, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka marrë vendim që t’u krijohet lehtësira bizneseve që operojnë në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se për shkak të përhapjes së pandemisë Coronavirus, është marrë vendim që bizneset që kanë kontratë për shfrytëzim të objekteve komunale, të lirohen nga pagesa e qirasë mujore për dy muajt mars-maj të këtij viti.

Gjithashtu, këto biznese janë liruar edhe nga taksa komunale.

Statusi i plotë i tij:

Pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, sot Kuvendi Komunal Rahovec, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset e komunës sonë ka marrë këtë VENDIM:

* Të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, e që gjithsej janë 31, të cilët kanë kontratë për shfrytëzimin e objekteve komunale, lirohen nga pagesa e qirasë mujore për periudhën: (mars-maj 2020);

* Lirohen nga taksa komunale të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, të cilët aktualisht janë të ngarkuar me rregulloren aktuale për taksa komunale, (mars-maj 2020).

Krahas këtyre lehtësirave, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për bizneset të cilat operojnë në komunën tonë, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar.

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Emigrimi po zbraz klasat: 66 nxënës largohen nga Prizreni

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, 66 nxënës nga Prizreni janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit. Kjo...

Lajmet e Fundit