8.5 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje tronditëse kanë zbuluar kaosin e krijuar brenda spitaleve të New York-ut, e cila është dhe vatra më e madhe e virusit në SHBA. Mjekët shihen të shqetësuar pasi ventilatorët dhe pajisjet mjekësore janë me pakicë.

New York, deri më tani ka regjistruar 76.049 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 1,500 të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja. Qendra Mjekësore Spitalore “Brookdale” në Brooklyn, ka marrë pamjen e një “fushëbeteje”. Korridoret janë stër mbushur me shtretër dhe mjekët shkojnë e vijnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar nevojat e të sëmurëve. Një mjeke e spitalit, u shpreh për mediat vendëse se spitali ishte shndërruar në një “zonë e luftës mjekësore”.

“Epo, kjo është një zonë e luftës, një zonë e luftës mjekësore. Çdo ditë që vij, ajo që shoh çdo ditë është dhimbja, dëshpërimi, vuajtja dhe pabarazitë e kujdesit shëndetësor”, u shpreh mjekja, Arabia Mollette.

Më tej ajo shtoi:

“Ne kemi nevojë për lutje, kemi nevojë për mbështetje, kemi nevojë për maska, për doreza, për veshje, kapacitete, kemi nevojë për më shumë hapësirë mjekësore”.

Gjithashtu, mjekja shtoi se ka parë shumë persona që vdesin nga virusi, ndaj ka një mesazh për të gjithë:

“Ky virus nuk ka asnjë lidhje me moshën, nuk ka lidhje me kujdesin mjekësor, nuk ka asnjë lidhje me socio-ekonominë, racën apo përkatësinë etnike. Ky virus po merr shumë viktima”.

   

Më Shumë

Një grua i bashkohet Vetëvendosjes në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren ka mirëpritur Shqiponja Ukmatën, e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, si anëtare e re. Sipas LVV-së, energji dhe profesionalizmi i grave...

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Sigal Prishtina

Bashkimi ka njoftuar se nga e premtja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër Sigal Prishtinës, e cila pritet të...

Lajmet e Fundit