Adelina Tahiri humb njeriun e afërt nga koronavirusi

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka rrëfyer se ka humbur një mik të ngushtë përr shkak të koronavirusit.

Tahiri u shpreh se i ka ardhur shumë keq për këtë humbje dhe se vetëm para dy muajsh e kishte takuar. Sipas këngëtares bëhet fjalë për mikun e ngushtë të bashkëshortit të saj, në Greqi.

“Ne në izolim jemi që tre javë të plota mund të them, jemi 1 javë më parë se të tjerët sepse e morëm më seriozisht. Të afërmit tanë thoshin hë se nuk është gjë, derisa filluan të jenë viktima në këtë shtet. Ne humbëm një njeri të afërm tonin që e përjetuam shumë keq para dy ditëve. Po në Greqi, ishte shok shumë i mirë i bashkëshortit. Ne ishim para dy muajve me të dhe sinqerisht nuk e prita dhe nuk di si të them. Të them sinqerisht fillova dhe më shumë të frikësohem sepse kur e përjeton në ndonjë të afërm, e përjeton dhe më keq dhe atëherë e kupton që me të vërtetë ka diçka që ne rrezikohemi të gjithë. Sepse asnjëri nga ne nuk e di se çfarë imuniteti kemi dhe çfarë organzimi kemi dhe si e pret atë virusi. Dua të them të mos jemi egositë, duhet të mendojmë dhe për të tjerët, për prindërit tanë, për njerëzit përreth neve dhe të mundohemi të izolohemi për të mirën e të gjithëve, jo vetëm për të mirën tonë,”– ka treguar Tahiri te “Rudina”.

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit