239 të infektuar me koronavirus në Malin e Zi

Në Mal të Zi janë regjistruar 6 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 239.

Nga Instituti për shëndet publik të Malit të Zi theksuan se nga dita e djeshme deri sot në mëngjes janë analizuar 104 mostra prej të cilave gjashtë kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit të ri.

“Tre të sëmurë janë nga Podgorica, dy nga Nikshiçi dhe një nga Tivari”, theksuan nga Instituti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Mal të Zi nga koronavirusi gjithsej janë sëmurë 239 persona.

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit