Prizren/ Dy raste të dhunës në familje, burrat rrahin gratë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në Prizren.

Sipas Policisë, pasditën e djeshme në rrugën “Beteja e Pashtrikut” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport, transmeton PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Policia po ashtu ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:20 në rrugën “Nora Kelmendi” është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit