Arrestohen 21 persona në Gexhë të Rahovecit, po luanin futboll në fushë të mbyllur

21 persona janë arrestuar pasi po luanin futboll në fushë të mbyllur.

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, disa persona duket se edhe ishin mërzitur pak nga izolimi në shtëpi, ose po e trajtonin jo me seriozitet vendimin e Qeverisë që të mos grumbullohen e të mos dalin jashtë.

Ata ishin mbledhur sot në një fushë futbolli të mbyllur. Por, qejfi nuk iu zgjati shumë, pasi Policia e Kosovës u shkoi aty dhe arrestoi 21 persona, 3 prej të cilëve të mitur.

Lumni Graishta, zyrtar policor në Rajonin e Gjakovës ka konfirmuar këtë për “Reporterin”, teksa ka shtuar se 18 prej këtyre personave po mbahen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërkaq 3 të miturit janë liruar.

Komuna e Rahovecit deri më tani nuk ka raste pozitive me coronavirus. Në Kosovë janë gjithsejtë 250 të infektuar.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit