8.1 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Në Rahovec, Vehapi dhe Latifi në balotazh

Vehapi-LatifiIdriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së në Rahovec do të shkojnë në balotazh, meqë, sipas rezultateve të para të shtabeve zgjedhore të këtyre partive politike, asnjë prej këtyre kandidatëve nuk ka arritur mbi 50 për qind të votave, njofton Koha Ditore.

Xhemajli Haxhimustafa, kryetar i shtabit zgjedhor të PDK-së ka thënë se Idriz Vehapi nga PDK-ja ka fituar 40 për qind, kurse Smajl Latifi i AAK-së 33.6 për qind të votave, i treti është Fahredin Shehu i LDK-së, me 21.79 për qind.

Mirëpo rezultate ndryshe ka dhënë Musa Cena, kryetar i shtabit të AAK-së, sipas të cilit Smajl Latifi ka fituar 33 për qind të votave, por pa votat e munguara të Apterushës, kurse kandidati Idriz Vehapi, sipas AAK-së ka fituar 35 për qind të votave.

Pa marrë parasysh ndryshimet në përqindjen e votave të këtyre dy shtabeve është më se e sigurt që kandidati i PDK-së dhe ai i AAK-së do të shkojnë në balotazh.

Më Shumë

Arrestohet kryetari i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi

Kryetari I  Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren,Nysret Bytyqi, është ndaluar për 48 orë nga organet e rendit. Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i tij...

Projektet e restaurimit dhe konservimit – prioritet i QRTK-së në Prizren gjatë vitit 2025

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar një angazhim të theksuar gjatë vitit 2025 në fushën e restaurimit, konservimit dhe mbrojtjes...

Lajmet e Fundit