Liverpool merkato në Itali, Klopp i dashuruar me një interist

Marcelo Brozovic është rritur shumë vitet e fundit dhe kroati është truri i lojës së Interit. Paraqitjet e mira të mesfushorit zikaltër kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, teksa klauzola e largimit të tij është 60 milion euro.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë kroatin dhe mediat angleze raportojnë se Liverpool është gati të paguajë shumën e kërkuar nga Interi. Kjo hipotezë po përforcohet nga dita në ditë dhe ”The Reds” kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.

Interi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e 27-vjeçarit, Conte e cilëson si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe drejtuesit po tentojnë t’i rinovojnë kontratën që përfundon në verën e vitit 2022, por zgjedhja i takon Brozovic.

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit