Skenar i bujshëm nga Franca, Juventus tenton goditjen e madhe në stol

Juventusi nuk do heqë dorë derisa të rikthehet te fitimi i Champions League. Ky objektiv është kthyer në fiksimin e bardhezinjve dhe kupa me veshë të mëdhenj mungon prej vitit 1996 në Torino. Presidenti Agnelli nuk po kursehet dhe dëshiron të marrë më të mirët te skuadra e tij, qofshin lojtarë apo trajnerë.

Sarri nuk ka bindur në pankinë, edhe pse është në garë për triumfin në Itali dhe Evropë. Një skenar i bujshëm vjen nga Franca në lidhje me stolin e Juventusit. Le10Sport raporton se Zinedine Zidane pritet të largohet nga Real Madrid.

Shkaku? Raporti i vështirë me presidentin Perez e ka lodhur dhe kampionët e Italisë janë gati për të përfituar. Zyrtarë të Juventusit kanë kontaktuar trajnerin 47-vjeçar, i cili ka luajtur për 5 vite me “Zonjën e Vjetër” (1996-2001).

Një opsion që intrigon gjithë tifozët e skuadrës italiane dhe një emër perfekt për pankinën. Zidanë është një ndër më të mirët në rolin e tij, ambientin dhe Juven e njeh shumë mirë, dhe do të ishte lëvizja e duhur për të tentuar fitimin e Champions League.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit