17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Asnjë rast i konfirmuar me COVID-19, por Dragashi mbetet i izoluar

Me futjen e Komunës së Prizrenit në karantinë janë izoluar edhe banorët e Komunës se Dragashit, ani pse këtu nuk është asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Por, kjo komunë nuk ka rrugë tjetër alternative për të lëvizur pos përmes Prizrenit.

19 fshatra të banuar me shqiptarë, e 18 të banuar me goranë e boshnjakë në Dragash, duhet të qarkullojnë vetëm me leje, raporton KOHA.

Qytetarët mirëpresin këto masa si formë pozitive për menaxhim të situatës me koronavirus, por izolimi po u shkakton mjaft vështirësi.

Përfaqësuesi i banorëve të Dragashit thotë se me gjithë vështirësitë që ky izolim po ua sjell janë duke u ndihmuar familjet që kanë nevojë.

Në Komunë tregojnë se situata, megjithatë, është e menaxhueshme.

Sipas nënkryetarit të Dragashit, Selami Sahitit, janë identifikuar rreth 70 persona të ardhur nga vende të tjera në këtë komunë, e që të gjithë, sipas tij, kanë qëndruar në vetizolim.

Komuna fqinje e Dragashit, Prizreni, deri tani ka mbi 35 raste të konfirmuara me COVID-19.

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Lajmet e Fundit