Në Prizren është lëshuar marshi i UÇK-së

Është paralajmëruar se sonte duke filluar nga ora 21:00, do të protestohet kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit, që në shenjë pakënaqësie, do të lëshohet Marshi i UÇK-së.

Protesta e paralajmëruar sonte nga ora 21:00, kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit tashmë vetëm ka nisur në disa vende.

Në Prizren, saktësisht në monitorët e ‘Abi Çarshia’, tashmë është lëshuar marshi i UÇK-së, i kënduar nga Arif Vladi.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme pas deklaratave skandaloze nga këshilltari të kryeministrit në detyrë, tashmë të shkarkuar, se pjesëtarë të UÇK’së kanë kryer krime.

Është bërë thirrje që nga ballkonet e shtëpive dhe banesave të lëshohet marshi i UÇK-së.

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit