Thaçi përkujton Fadil Vatën:Ishte një intelektual dhe patriot i pathyeshëm

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar në 30 vjetorin e vdekjes atdhetarin Fadil Vata.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thaçi e ka vlerësuar lart figurën e Vatës, duke thënë se ishte një intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë.

Ky është statusi i presidentit:

U bënë tri dekada nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, që pas disa viteve themeluam Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vdekja e tij në kulmin e energjive ishte humbje për lëvizjen kombëtare. HTH

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit