Nesër ndryshon sërish orari i qarkullimit, mësoni kohën kur mund të dilni

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar orarin e ri të lëvizjes 90 minutëshe të qytetarëve.

Ky orar ka filluar së zbatuari nga nesër (27 prill) dhe do të vazhdojë për tre ditët e ardhshme.

No photo description available.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në 90 minuta u mor nga Ministria e Shëndetësisë më 14 prill, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koroanvirusit.

Sipas këtij vendimi të MSH-së, gjoba për persona fizikë nëse e shkelin këtë vendim është prej 1,000 deri në 2,000 euro dhe prej 3,000 deri në 8,000 euro për personat juridikë.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 731 raste pozitive me koronavirus, 165 prej të cilëve janë shëruar dhe 20 të tjerë kanë ndërruar jetë

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit