16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Deputetët e LDK-së, Shala dhe Avdyli: Vota për Qeverinë Hoti do të dihet në ditën e votimit

Bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, edhe dy deputetët e LDK-së, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

E paqartë mbetet nëse ata do të ngrisin dorën pro Qeverisë me Kryeministër Avdullah Hotin që është paralajmëruar të formohet ditëve në vijim.

Shala dhe Avdyli sot për Klankosova.tv kanë thënë se tek kur të mbahet seanca për votimin e Qeverisë do të mësohet edhe qëndrimi i tyre.

“Kam qenë për Qeverinë e Shpresës dhe isha që të mos rrëzohej në kohën e pandemisë. Tash kemi një situatë tjetër, ku nga partia ime është kandidati për kryeministër i përkrahur nga Këshilli i Përgjithshëm”, është shprehur Shala.

“Jam duke u konsultuar ende me shumë qytetarë dhe me strukturat e partisë në degën prej nga vijë unë dhe vendimi im do të dihet në ditën e votimit për Qeveri në Kuvend”.

“Deri atëherë mbaj këtë qëndrim”.

Kontaktuar përmes telefonit, Avdyli ka qenë fare i shkurtër në përgjigje duke thënë: “Votën do ta tregoj vetëm në Parlament në ditën e votimit të Qeverisë”./KlanKosova.tv/

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit