36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Mali i Zi dhe Çekia nisin sezonin turistik në muajin korrik

Përfaqësuesit e turizmit në Mal të Zi nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të korrikut të nisë sezoni turistik me vizitorë nga rajoni, megjithëse nuk kanë paraqitur ndonjë plan kohor për hapjen e mundshme të sezonit pas pandemisë së koronavirusit.

Ata paralajmërojnë lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve si dhe mbrojtje të përshtatshme për vizitorët. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka beson se edhe sivjet do të ketë sezon turistik.

“Shpresoj dhe besoj se edhe sivjet do të kemi sezon turistike. Nisem nga fakti se ne kemi pas 70-80% të mysafirëve nga rajoni. Edhe pse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga situata në rajon, megjithatë duke u bazuar në situatën aktuale ne mund të hyjmë direkt në vrullin e sezonit turistik në korrik dhe gusht”, tha Gjeka per VOA.

Në bregdetin e Ulqinit po mendohet për qasje të ndryshme në ruajtjen e distancës mes pushuesve. Komuna e Ulqinit është ndër vendet me resurse të veçanta turistike në Mal të Zi, e cila falë kësaj pasurie edhe mbijeton ekonomikisht. Ministri i Jashtëm çek Tomash Petricek ka treguar gjithashtu se si parashikon të lejojë çekët për të udhëtuar sërish pa ndalesa.

Nga muaji korrik ai tha se dëshiron që të gjithë kufijtë të jenë të hapur me katër vendet fqinje: Austrinë, Gjermaninë, Poloninë dhe Sllovakinë. Ministri shtoi se parashikon udhëtim pa ndalesa në muajin korrik edhe në vendet që kanë menaxhuar mirë pandeminë me koronavirus. Ndalesa e vënë nga Republika Ceke udhëtimit, me qëllim luftën ndaj koronavirusit, u hoqën muajin e kaluar./TCH

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter dhe dy zyrtarë policorë në...

Lajmet e Fundit