Rahovec: Burrë e grua sulmojnë fizikisht një grua tjetër

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi i njëjti dyshohet se së bashku me një grua kanë sulmuar një grua tjetër fizikisht.

Policia njofton se viktima nga ky sulm ka pësuar lëndime trupore dhe se rasti është cilësuar si ‘dhunë në familje’.

“Është arrestuar i dyshuari i cili së bashku me të dyshuarën grua, kanë sulmuar në mënyrë fizike dhe verbale, viktimën, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit