13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Chiellini: Balotelli nuk ka respekt

Giorgio Chiellini vlerëson se Mario Balotelli “ka merituar një shuplakë” për qasjen e tij gjatë kampanjës së Italisë në Kupën e Konfederatave të vitit 2013.

Italia pësoi 4:2 nga Brazili në fazën grupore të turneut, ndërsa përfundoj në vend të tretë. Mbrojtësi i njohur thotë se Balotelli nuk ka ndihmuar ekipin e tij gjatë asaj humbje të hershme.

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë së fundi se dyert janë të hapur për kthimin e Balotellit. Sulmuesi ka luajtur vetëm tri ndeshje në pesë vitet e fundit.

“Balotelli është person negativ që nuk ka respekt për ekipin”, ka shkruar Chiellini në një autobiografi që do të botohet, ka raportuar “goal.com”.

“Në vitin 2013 në Kupën e Konfederatave, ndaj Brazilit, ai nuk na ka ndihmuar fare. Ai ka merituar një shuplakë. Dikush mendon që ai është në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë. Unë asnjëherë nuk kam menduar se ai mund të jetë në mesin e dhjetë apo 20 më të mirëve”.

Chiellini ka shkruar edhe për ish-mesfushorin e Juventusit dhe Interit, Felipe Melo.

“Felipe Melo është edhe më i keq: më i keqi prej të këqijve. Nuk mund të qëndroj para njerëzve që nuk shfaqin respekt, para atyre që duan të shkojnë gjithnjë kundër të tjerëve. Ka pasur gjithnjë luftë me të. U kam thënë gjithnjë trajnerëve: ai është mollë e kalbur”.

Mbrojtësi Chiellini (35) është në fund të karrierës te Juventusi, për të cilën skuadër luan prej vitit 2005. Ai ka luajtur mbi 500 ndeshje për klubin, ndërsa i ka mbi 100 ndeshje për Italinë.

Chiellini ka shkruar edhe për Interin: “E urrej këtë skuadër si Michael Jordan urren Pistonsat. Është e pamundur mos të urresh atë”.

Më Shumë

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit