Kurti del nesër nga vetizolimi

Ka rezultuar negativ në testin për coronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte prekur nga ky virus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Rezultatet kanë dalë negative për zyrtarin të cilin kemi pasur dyshime, por duhet të kemi kujdes të shtuar. Kryeministri Kurti nesër do të del nga vetizolimi”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar se është futur në vetizolim, për shkak se kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili ka pasur po ashtu kontakt të ngushtë me një të infektuar me coronavirus.

Mirëpo, përveç Kurtit në vetizolim është futur edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit. Po ashtu në izolim janë edhe ministri i MIE-së, Blerim Rreka dhe stafi i tij./Telegrafi/

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Lajmet e Fundit