Kryetari i Suharekës dhe ‘Xhebrailat’ befasojnë tifozin e Ballkanit për ditëlindje

Tifo-grupi i mirënjohur në Kosovë, “Xhebrailat” i kanë përgaittur një befasi tifozit të veçantë të skuadrës, Bujar Gallopeni, i njohur ndryshe si ‘Koba’.

Dihet se tifozi në fjalë gëzon respekt të jashtëzakonshëm në qytetin e Suharekës dhe për këtë arsye ditëlindja e tij e 40-të ishte e festuar më ndryshe, shkruan Zëri.info.

Image

Në festimin e ditëlindjes së ‘Kobës’ mori pjesë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili i bëri pritje zyrtari tifozit suharekas në zyren e tij.

Gjithashtu, Muharremaj i servoi atij edhe një tortë, teksa për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Zëri.info

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit