Këshilli i fortë i Universitetit të Prizrenit

UPZ-objektiAbdullah Zejnullahu, kryesues i këshillit drejtues në Universitetin e Prizrenit, Ramadan Muja zv/kryesues i Këshillit dhe njëherësh kryetar i Komunës së Prizrenit si edhe sekretarja e këtij këshilli Selvie Halimi ka gati tre vjet që qëndrojnë në pozitat e tyre. Zejnullahu, Muja dhe Halimi janë emëruar në këto pozita në muajin maj të vitit 2011, kurse statuti i Universitetit të Prizrenit, në nenin 19, pika 1 precizon se kryesuesi i Këshillit Drejtues duhet të ndërrohet çdo vit.

“Këshilli drejtues çdo vit zgjedh kryesuesin dhe zv/kryesuesin prej anëtarëve të vetë të cilët nuk janë punonjës të institucionit”, thuhet në dokumentin udhërrëfyes të këtij institucioni të arsimit të lartë, shkruan Tribuna. Ndërsa, pozita e sekretarit nuk parashihet askund në organogramin e UPZ-së e as nuk përmendet fare në statutin e UPZ-së.

Ramadan Muja, udhëheqës i Komunës së Prizrenit, është nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kurse Selvie Halimi është këshilltare e ministrit Ramë Buja. Brenda UPZ-së thonë se këta persona janë duke qëndruar në postet e tyre falë lidhjeve të forta që kanë me pushtetin. Për këtë çështje, burimet e gazetës thonë se as anëtarët e Këshillit nuk kanë mundur të marrin vendim për shkarkimin e tyre.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit