Dumoshi inspekton punimet e Pishinës Olimpike: Do të ndahen edhe 500 mijë euro

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi ka vazhduar vizitën në Prizren ku ka inspektuar punimet në ndërtimin e Pishinës Olimpike, e para e këtij lloji në Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Dumoshi tha se këtë vit kanë paraparë ndarjen e 500 mijë eurove në vazhdimin e punimeve. “Projekte të tilla janë të rëndësishme jo vetëm për komunat po edhe për shtetin pasi kjo pishinë do të nevojitet edhe për garat ndërkombëtare”, tha Dumoshi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se do të shohin mundësinë që edhe komuna të ndaj mjete për këtë projekt në mënyrë që të përfundojë edhe para kohës se paraparë.

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit