14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Berisha: Kam dilema për shëndetin psiqik të Kurtit, është në krye të listës për trajtim psikologjik

Sipas ish deputetit të Nismas Social Demokrate, Zafir Berisha, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nevojë për trajtim psikologjik.

“Kurti e ka tepruar dhe kam dilema për shëndetin psikik të tij. Veprimet, gjestet e tij vënë në dyshim, ose ose nuk e kemi lexuar mirë Albinin. Po llogaris që ai njeri a është i vetëdijshëm për sjelljet, veprimet dhe deklarata e tij me të cilat po dëmton shoqërinë kosovare”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

“Kam të drejtë të kem mendimin tim. Telenovelat e tij me mimika nëpër konferenca, serialet që jep për të ushqyer militantizmin e tij politik më bën të dyshoj. S’jam psikolog. Kam dilema rreth shëndetit psikik të Kurtit”.

Berisha është shprehur në edicionin special në Klan Kosova se Kurti qëndron në krye të listës për trajtim psikologjik.

“Shumë politikanë kanë nevojë për trajtim psikologjik dhe ai është në toplistë që duhet të trajtohet. Asnjë deklaratë e tij nuk përkon me realitetin në Kosovë”.

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Lajmet e Fundit