12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kryetari i Rahovecit: Nesër do të merren edhe gjashtë mostra të reja për testim për Covid-19

Kryetari i Komunës së Rahoveci, Smajl Latifi, ka treguar se gjashtë rastet e reja me Covid-19 në këtë qytet që janë shfaqur sot janë raste kontakti.

Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës deklaroi se tani kanë 19 raste aktive me koronavirus dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mbrëmë e kemi pas një rast pozitiv me Covid-19, që është një paciente në moshë të re që ka qenë në një spital të QKUK-së në Prishtinë dhe ka pasë disa probleme të tjera shëndetësore, kur i është bërë analiza ka dalë pozitivë”.

“6 rastet e reja janë raste kontakti me të, janë të 2 familje që kanë lidhje të ngushta me njëra-tjetrën”.

“Sot kemi një rast të shëruar deri tani kemi 14 të shëruar nga Covid-19. Ndërsa aktive kemi 19 raste, deri tani kemi pasë 35 raste, ku 2 prej tyre kanë vdekur pasi ishin edhe sëmundje të tjera të prekur”.

“Rastet e reja janë nga qyteti i Rahovecit, do të presim të merren edhe gjashtë mostra të reja nesër, pas hulumtimit të kontakteve që i bërë IKSHPK, shpresojmë të dalin negative”.

“Hulumtimet do të vazhdojnë nëse këta persona kanë pasë kontakte me persona të tjerë. Të gjithë persona tjerë të prekur janë në shtëpi, asnjëri nuk është i shtrirë as në spitale dhe as në infektivë”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit