Luis Enrique: Futbolli do të jetë shumë i mërzitshëm pa tifozë

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se futbolli do të jetë shumë i mërzitshëm pa tifozë, kjo si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Bundesliga është një ndër kampionatet e para elitare që rifilloi ndeshjet ndërsa javët në vijim futbolli pritet të rinisë edhe në vendet e tjera por sigurisht pa tifozë në stadium dhe me rregulla të forta të higjendës.

“Të luash pa tifozë është më e mërzitshme sesa të vallëzosh me motrën tënde”, ka thënë Enrique.

Por, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti.

“Jam absolutisht i sigurt që futbolli ,me tifozë nbë stadium do të rikthehet sa më shpejt. Futbolli nuk ndryshoi pas Luftës së Dytë Botërore, ose pas Luftës së Parë Botërore, dhe nuk do të ndryshojë as për shkak të virusit”, ka thënë Ceferin.

Më Shumë

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit