27 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

40 policë në Prizren do të testohen për COVID-19

Ditë më parë rezultuan tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor.

Në lidhje me këtë, sot dhe të shtunën do të testohen 40 zyrtarë policorë, të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policin i cili rezultoi i infektuar me COVID-19.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, zyrtari policor i prekur me COVID-19 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin është i izoluar në shtëpinë e tij.

“Nga testimet që u bënë, njëri nga ta është zyrtar policor i cili për momentin është shumë mirë me shëndet dhe është në shtëpinë e tij. Ndërsa 40 policë të tjerë të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policinë do të testohen sot dhe nesër. 20 policë do të testohen sot dhe 20 nesër, të gjithë të gjurmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si raste kontakti të drejtpërdrejt apo si rrethi i dytë i rasteve të kontaktit”, ka thënë Osmanollaj.

Ndër të tjera Osmanollaj, tregoi se puna e Policisë në rajonin e Prizrenit, vazhdon pa problem, pasi sipas tij, ka staf të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha detyrat në terren. /Telegrafi/

Më Shumë

Era e tokës

Poezi nga: Martin Camaj Ndieva erën e tokës posá livrue e eca arave shum kohë. “Mos e shkel tokën e huej – më bërtitën – o ti, i...

81 aksidente përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

81 aksidente trafiku u regjistruan gjatë ditës së shtunë në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 36 aksidente u shënuan me persona të...

Lajmet e Fundit