Rrëfimi i Ancelottit: Ndryshova idetë për futbollin falë Zidane

Carlo Ancelotti ka një eksperiencë të madhe në stol. Italiani e di mirë që nuk ka një skemë perfekte, më e mira është ajo nëpërmjet së cilës ia del të marrësh maksimumin nga skuadra që drejton.

Në fillim ishte i fiksuar pas klasikes 4-4-2, por në vitin 1999 u ul në pankinën e Juventusit dhe aty ndryshoi gjithçka. Kjo falë Zinedine Zidane, i cili luante si numër 10-sh. Trajneri i Everton sqaron idenë e tij për Sky Sport, duke u ndalur edhe te Ronaldo, me të cilin punoi e fitoi te Real Madrid.

“Zidane ndikoi që të ndryshoja sistemin tim të lojës, ishte i pari futbollist që më krijoi mundësinë të ndryshoja dhe të luaja në një mënyrë ndryshe. Vitin e parë kalova te skema 3-4-1-2. Del Piero dhe Inzaghi luanin në sulm, ndërsa Zidane pozicionohej pas tyre.

Në fillim isha i fiksuar pas skemës 4-4-2, por Zidane ndryshoi idenë time të futbollit. Doja ta vendosja në pozicionin ku do të jepte më të mirën, kështu që hoqa dorë nga skema që përdorja. CR7? Nuk është e nevojshme të ndërtosh skuadrën rreth tij.

Është e njëjta situatë si me Zidane, Ronaldo duhet vendosur në pozicionin ku jep maksimumin. Mos të harrojmë që nuk është e nevojshme t’u japësh shumë udhëzime këtyre lloj lojtarëve, janë profesionistë dhe kampionë të mëdhenj“, deklaron Ancelotti.

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit