Një shtetas i Shqipërisë u ndalua në Vermicë pasi hyri ilegalisht në Kosovë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të hënën, pasi që kishte kaluar ilegalisht në këmbë kufirin nga Shqipëria për në Kosovë, është njoftuar në raportin e policisë së Kosovës.

Ai kishte kaluar kufirin në Vermicë. Me vendim të prokurorit ai është dëbuar për në Shqipëri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti ilegalisht në këmbë, kishte kaluar kufirin nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është deportuar për në R. Shqipërisë”, është njoftuar në raportin e policisë.

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit