Besa Kuqi, drejtoreshë e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë

Me vendim të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga sot në postin e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Besa Kuqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kuqi përmes një shkrimi ku ka falënderuar qytetarët dhe aktivistët për përkrahjen.

“Miq, familjarë dhe qytetarë të nderuar! Më lejoni të ju bëjë të publike vendimin kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, që nga sot të më besohet posti i Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Therandes.

Më lejoni të falenderoj, secilin aktivist, secilin qytetarë, bashkëvendasit e mi për përkrahjen e vazhdueshme dhe pa rezervë, gjithashtu falenderoj edhe Nenkryetaren e Komunes se Therandes znj. Mihrije Berisha-Suka për gadishmerin per bashkëpunim ne punët tona te perbashkëta që na presin në te ardhmën!

Me punë, transparencë, llogaridhënje, suksese dhe përkushtim të ju bëjë krenar dhe të kënaqur me shërbimin ndaj jush!” ka shkruar Kuqi.

Deri më datën 14 maj kjo drejtori është ushëhequr nga Dr.Sale Bytyqi e cila ka dhënë dorëheqje.

Në qershor të vitit të kaluar asambleistja e Kuvendit Komunal në Suharekë nga radhët e AAK-së, Besa Kuqi, kishte braktisur këtë parti për t’u bashkuar me PDK-në mirëpo pas 6 muajsh në dhjetor ishte kthyer prapë në AAK.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Lajmet e Fundit