10.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

VV në Prizren nesër nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, kërkojnë zgjedhje të reja nacionale

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka bërë të ditur se prej nesër do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion ku kërkohen zgjedhje të reja në nivel vendi.

Nga data 2 qershor, bëhet e ditur se në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve.

“Kosova, prej 3 shkurtit 2020, e pati një qeveri të re e të mirë. Ajo zvogëloi veten e forcoi shtetin. Me reciprocitet e dinjitet në politikën e jashtme, me luftën kundër korrupsionit në borde e administratë, me transparencë e mirëmenaxhim, Qeveria Kurti e fitoi besimin e qytetarëve si asnjë qeveri më përpara. Këtë e kanë vërtetuar dhe matjet e opinionit publik të UNDP-së”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre, përcjellë PrizrenPress.

“Por kjo qeveri u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars 2020, ku partitë e vjetra e presidenti u bënë bashkë për ta ndalur ndryshimin. Sipas Kushtetutës dhe precedentëve, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të reja, por një vendim skandaloz dhe i dyshimtë i Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën një qeverie e cila për herë të parë do të krijohej pa zgjedhje prej humbësve të zgjedhjeve dhe partive e njerëzve që nuk gëzojnë as mbështetje e as legjitimitet”.

“Ne kemi filluar peticion duke mbledhur nënshkrime në kërkim të zgjedhjeve të reja si e vetmja mënyrë e daljes nga kjo krizë”.

“Nga nesër, 2 qershor 2020, e gjatë gjithë javës, prej orës 10:00, do të jemi të vendosur me tendë në sheshin “Sheshi i Lidhjes” në mbledhje të nënshkrimeve për peticion”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit