20.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Barcelona e shqetësuar, ja çka i ndodhi Messit në stërvitje

Sipas medieve në Spanjë, Lionel Messi ka pësuar një lëndim në fund të seancës stërvitore ditën e martë, ku i është nënshtruar menjëherë testeve të nevojshme.

Të njëjtat informacione thonë se lojtarit i duhet një pushim i shkurtër për t’u rehabilituar nga ai lëndim, duke bërë që të humbas ndeshjen e parë të rikthimit të La Ligas kundër Mallorca.

Lëndimi që ka pësuar Messi merr kohë shtatë deri në dhjetë ditë për t’u kaluar, andaj argjentinasi nuk do të mund të ndihmojë shokët e skuadrës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të.

La Liga rikthehet më 11 qershor me ndeshjen Sevilla – Betis, ndërsa sfida mes Mallorca dhe Barcelonës luhet më 13 qershor.

Pas 27 ndeshjeve, Barcelona kryeson në La Liga më 58 pikë, dy më shumë se rivalët e Real Madrid.

Më Shumë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Lajmet e Fundit