Rregullohet ambienti i jashtëm në shkollën “Imer Krasniqi” në Carrallukë

Në kuadër të rregullimit të hapësirave në shkollat e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Carrallukë, përkatësisht në shkollën “Imer Krasniqi”, ka filluar dhe është duke u bërë rregullimi i hapësirës së jashtme të kësaj shkolle, ku përfshihet oborri dhe fusha e sportit.

Këto punime sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit, Blerim Thaçi dhe ai i urbanizimit, Islam Vrenezi, të cilët janë shoqëruar nga kryetari i fshatit Rrustem Hoti.

“Krijimi i kushteve të mira në shkolla, përfshin edhe rregullimin e ambienteve të jashtme dhe fushave sportive dhe krahas ndërtimit të shkollave, jemi duke investuar edhe në rregullimin e këtyre ambienteve, me qëllim që nxënësit të kenë kushte dhe hapësirë të rregulluar ”, tha kryetari Begaj.

Rregullimi i kësaj hapësire, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe kap një shumë rreth 60 mijë eurove.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit