Të premten vihet gurëthemeli i Memorialit të “Drin”-it

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, të premten, do të vihet gurëthemeli i Memorialit të Ekrem Rexhës – “Drini”-it.

Drejtori i Administratës së Prizrenit, Osman Hajdari, njofton se gurëthemeli do të vihet në orën 11:00, afër Shtëpisë së Bardhë.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha – ‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

“Memoriali i komandant “Drin”-it po bëhet për të lartësuar veprën e tij”, tha Osmani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj qëndron në Lugishtë të Hasit, viziton teqen e Shejh Xhemajliut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Lugishtë të Hasit, ku ka vizituar teqen e Shejh Xhemajliut dhe është takuar me qytetarë e...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit