Aktakuzë ndaj arkëtarit të NLB-së në Prizren, për mos futjen në sistem të 147 mijë eurove

Prokuroria e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.B, të cilin po e akuzon për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar më 30 dhjetor 2016, në cilësinë e arkëtarit kryesor në bankën “NLB”, me seli në Prizren, pranon nga bashkëpunëtori i klientit të bankës E.Sh., – pronar i këmbimores “Euro-Eki”N.Sh., një shumë të lartë të frangave zvicerane për konvertim, e pastaj i’a kthen në para të gatshme shumën prej 147,000.00 euro, të cilat nuk i fut në sistem.

Tutje aktakuza thotë se kur i akuzuari zbulohet nga punëdhënësi, shumën gjegjëse të mjeteve të nesërmen përmes vartësve të tij ilegalisht e kthen në bankë.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit