8.5 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Hoti thotë se mund të ndodhë vala e dytë e koronavirusit, ka një apel për qytetarët

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri, Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti i ka lutur qytetarët që të vendosin maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike, të shmangin prekjen e syve, hundës e gojës me duar të papastra dhe të mbajnë distancën fizike.

“Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!”, ka shkruar Hoti./Gazeta Express

Më Shumë

Ballkani shpartallon Malishevën me pesë gola

Ballkani, ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën...

Shaqir Totaj: Prizreni po bëhet gjithnjë e më i gjelbër – përuruam parkun e ri pas atij të Ortakollit

Në vazhdën e projekteve për gjelbërimin dhe krijimin e hapësirave të reja publike, sot në Prizren u përurua një tjetër park komunitar që do...

Lajmet e Fundit