1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Komuna e Rahovecit redukton stafin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur që të reduktojë stafin e zyrtarëve të kësaj komune, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vendimi i ri nuk prek vetëm personelin shëndetësor dhe Inspektoratin komunal.

Drejtorët e drejtorive komunale tani duhet të përcaktojnë orarin dhe të bëjnë organizimin e punëtorëve. Po ashtu, është vendosur që, sipas nevojës, shërbimet të kryhen edhe online.

Qytetarët që hyjnë brenda objektit të kësaj komune janë të obliguar të jenë të pajisur me maska dhe dorëza, sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Sipas vendimit, e njëjta vlen edhe për punonjësit komunalë, teksa theksohet se shërbimet s’do të jepen për ata që s’i përmbahen manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit.

Vendimi thekson se zyrtarët me moshë mbi 60-vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme kronike nuk do të paraqiten në vendin e punës.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi që institucionet publike dhe ato private të reduktojnë stafin dhe me aq sa munden të punojnë online.

Deri tash në Rahovec janë regjistruar 54 persona të infektuar me koronavirus nga 1916 sa janë regjistruar në gjithë vendin.

Më Shumë

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Lajmet e Fundit