13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Abrashi: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ku është PDK dhe pse nuk ndihet e gjallë?

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se PDK nuk është duke reaguar sipas tij për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë.

“Ku je PDK? Më kujtohen seancat e fillim vitit kur nisi punën Qeveria Kurti, pjesa e djathë e Kuvendit ku ishte ulur PDK-ja, gumzhonte pandërprere me mllef e urrejtje. Flisnin për rrënimin e shtetit pse disa mjek serb kontrollonin të infektuarit me Covid-19 nga një dasëm në veri, e mandej e shpallën “invazionin” e Serbisë në Kosovë pse u pranuan teste që ishin në mungesë për nevoja të popullatës”.

“U ndihej piskama në korridor së bashku me goditjet e foltores që dukej se paralajmronin edhe grushtat në fund të seancës. Pas çdo fjalimi, pritjej një nënqeshje e Kadriut si shenjë e miratimit për performancën e deputetëve të PDK-së. Nëse nuk kishte shenja, ata egërsoheshin edhe më shumë. Kështu vazhdoi për një kohë”.

“Ndërsa sot mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Votoi edhe Zv/Kryeministri Rakiq me krenari, duke i ba thirrje serbëve ta kryenin obligimin ndaj shtetit të tyre të vetëm, Serbisë. U cënua rendi juridik dhe kushtetues para gjithë dynjasë. Haptas e thojnë se Beogradi bënë çka të dojë, bile bile, ka në dorë edhe fatin e Qeverisë Koti që u kontrabandua me votat e tyre”.

“Ku është PDK? Pse nuk ndihet gjallë? Në cilën strofull janë strukur? Ku është Republika, pavarësia, lufta për liri dhe gjaku i dëshmorëve? Kadri ku je?”, ka shkuar Abrashi në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit