Real Madridi merr kreun e La Ligës

Real Madridi nuk e shpërdoroi mundësinë për të marrë kreun e La Ligas, pas barazimit 0-0 të Barcelonës në fushën e Sevillas.

“Los Blancos” fituan mbrëmjen e djeshme 1-2 në “Anoeta” përballë Real Sociedadit dhe me bilanc më të mirë ndaj “bluagranave” në sfidat direkte e zhvendosin rivalin e përjetshëm në vendin e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por ekuilibri në rezultat nuk do të zgjaste më shumë.

Në fillimin të pjesës së dytë gjyqtari sinjalizoi për 11-metërsh, vendim që u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

Ekzekutimin e saj e mori përsipër Sergio Ramos, që nuk gaboi përballë Remiros.

Në të 70-ën Karim Benzema lëvizi bukur në zonë, duke gjetur hapësirën e nevojshme për të goditur, me topin që përfundoi në rrjetë, 0-2.

Sociedadi, pas shumë përpjekjesh arriti të shkurtonte diferencën në 2-1 me Merinos, por ky finalizim nuk u mjaftoi vendësve për të shmangur humbjen, që ishte e dyta radhazi në La Liga.

Image

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit