11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Lufta për t’u mbrojtur nga ujqërit e uritur dhe brejtësit e infektuar!

Avdi Ibrahimi

Në vendin tonë të rrënuar nga lufta çlirimtare ecnim shtigjeve të ngatërruara, na ngërtheu një ndjenjë gëzimi se atdheu ynë u çlirua nga pushtuesi i egër sllavë, atëbotë gjendeshim para një rrëmuje të paparë!

Një ujk i uritur ngriti kokën sërish dhe ulëronte si i tërbuar për t’u dukur se të gjitha kopet e bagëtive, e gjithë pasuria natyrore fusha, male, lumenj, liqene, por edhe ajo e xeheve nëntokësore për rreth nesh i takonin vetëm atij!

Populli ka atë fjalën e urtë: -kur ujku ulëron, shokët kërkon, që tufa të jetë më e fuqishme karshi qenëve poashtu të tërbuar! Psherëtimës që ishte pjesë e luftës çlirimtare i ngjante sikur kjo liri e shumëpritur ishte për të njëfarë çrregullimi i jetës të cilën ajo kurrë se kishte menduar se do të ishte e tillë…

Asaj i shfaqeshin gjëra të turbullta në ëndërr, po kështu buzë kësaj turbullire disi i fshihej kufiri midis ëndrrës dhe zhgëndrrës, kur i shkëputej ëndrra, zinte t’i shfaqej përfytyrimi mes asja që kishte përjetuar në luftën çlirimtare që kishte humbur njërën këmbë nga plumbat e armikut si luftëtare e lirisë, dhe kësaj kohës së paqës!

Ujku, po bridhte nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, pa u shqetësuar nga njerëzit të cilët kishin përjetuar nëntë rrathët e ferrit Psherëtima po mendonte sërish duhet të përpiqemi të luftojmë për t’u mbrojtur nga kusarët, kjo është një luftë për jetën, ndryshe nga ajo lufta me armë kundër pushtuesit. Duhej tani një luftë me mendje e laps të mprehtë kundër hajnave të rryer që janë mësuar pa punuar fare për të jetuar nga kusaria me dhunë e dredhi. I dikej sikur këta kusar të shndërruar në ujqër të uritur sejcili në mënyrën e vetë pëpiqen të shnukin diçka nga pasuria e atmëmëdheut të gjorë! Paçka se luftëtarët e lirisë në luftën antipushtuese nëpër beteja lane gjymtyrët e tyre, e disa dhanë edhe më të shtrejtën jetën e tyre për ta parë popullin e lire dhe sovran në trojet e veta, lirin duhet kërkuar e luftuar për të, kurse e keqja vjenë vetë.

Gjatë luftës shumë nga bukurit e atdheut u kthyen në gërmadha, por kurrë pushtuesi nuk arriti ta zhbëjë, kur pushuan daullët e luftës, pushtuesi dhe tradhtarët e vendit ndërruan formën e veprimit, hoqën rrobat ushtarake e policore, dhe u veshëmbathën më rroba civile, pastaj ndërruan ashpërsinë dhe rreptësinë e fytyrës e këthyen në buzqeshje judaiste dhe zgërdhirje memfistofelike, kështu të maskuar arritën të përzihehshin në popull, mbas një kohe u bënë bashkë me disa nga ndërkombëtarët dhe servilët vendorë i hapën thasët me brejtës për ta kontaminuar hapsirën tonë kombëtare.

Brejtësit e lëshur prej tyre hynë vrimave të shtëpive, të fabrikave, kooperativave, shkollave, spitaleve, minierave, fushave, maleve, lumenjeve tanë ngarendën vetëtimthi nëpër shtrojat, djepat, bylmetra, drithëra, sofrat tona pa u trembur nga njerëzit. Brejtës të çuditshëm ishin bër bashkë me ujqërit e uritur, këta ogurzezë, zënë e shkaktojnë krupë e neveri të njerëzit, se nga prekja e tyre në ushqimet tona mund të shfaqej ndonjë pandemi nga ethet e brejtësve që mund të sëmuren njerëzit e në gjithë këtë rrëmuj përfitonin matrapazët e mjekësisë, dhe klerikët duke murmuritur urata mbi kokat e të sëmurëve, pastaj edhe mbi varret e tyre.

Psherëtima pastaj parafytyroi si t’u ndalej hovi brejtësve që ishin bërë rreziku kryesor i njerëzve të pambrojtur në përhapjen e sëmundjeve dhe vdekjeve të njerëzve, ajo kishte përgaditur një plan ideor për eliminimin e brejtësve infiktiv me shokët dhe shoqet e saja i dukej vegimthi sikur kishin zënë brejtësit dhe i kishin futur në një podrum të betonuar nga ku s’mund të dilnin kurrë më brejtësit ogurzi, ashtu vepruan edhe me ujqërit, dhe për disa ditë i kishin lënë të uritur, ujqërit e brejtësit nga uria kishin filluar të hanin mishin e prishur të njëri tjetrit, më dinakët shpëtonin nga çasti në çast, e prej dite në ditë, derisa u zhdukën nga faqja e dheut, nga ky pëfytyrim asaj zu t’i qeshte fytyra, zhdukja e tyre ja shtoi lumturinë…!

Nga kjo zhdukje e ujqërve dhe brejtësve të infektuar njerëzit me shpresë të thyer, zunë të mendonin ndryshe ngase kishin menduar më par, ata kishin vrarë frikën nga ujqërit e brejtësit, kjo i bëri njerëzit të fitonin besimin në vetëvete që e ardhmja e tyre të ndryshoj për të mire nga kjo e tanishmja. Ajo si nëpër ëndërr pastaj kujtoi fjalët e Gjyshës që i kishte thënë: -kjo toka jonë arbërore është e pasur me thesare natyrore e nëntokësore, për këtë shpesh herë ishim të pushtuar nga njerëz të huaj, saherë që merrnim fatin në duart tona, të huajt na i lëshonin ujqërit e uritur dhe brejtësit e infektuar, ndaj të hapim sytë të kujdesemi për fatin tone, që t’a marrim përgjithnji në duart tona, për të jetuar me dinjitet në trojet arbërore.

Më Shumë

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

3:0 për Trepçën, kualifikohet në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës...

Lajmet e Fundit