Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Duhël të Suharekës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën rreth orës 03:00 të mënegjesit kanë grabitur një pompë të derivateve në fshatin Duhël të Suharekës.

Në raport thuhet se tre persona të dyshuar identiteti i të cilëve nuk dihet kanë hyrë në pompën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur para të gatshme dhe rreth 10 pako cigare.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti mbetet nën hetime./PrizrenPress.com

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Lajmet e Fundit