14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Prizrenasja zgjidhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit

“Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj”. “Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj

Ylfete Fanaj është zgjedhur me shumicë të madhe të votave kryetare e parlamentit të Kantonit të Lucernit.

Me këtë rast Fanaj mbajti një fjalë emocionuese, me të cilën iu drejtua deputetëve që e zgjodhën.

“Jam e emocionuar dhe mirënjohëse që më votuat përkundër faktit se jam me prejardhje të huaj.

“Faleminderit shumë”, ka thënë në gjuhën shqipe Ylfete Fanaj, shkruan albinfo.ch.

“Sot ka ndodhur diçka e paimagjinueshme: falë votimit tuaj jam lucernasja numër 1. Me këtë votim keni bërë të mundur që 50 vjet pas hyrjes në fuqi të të drejtës së votës për gratë, të zgjidhet një grua, me prejardhje të huaj në postin më të lartë popitik të kantonit. Këtë e bën të mundur Zvicra”, ka thënë veç tjerash Fanaj.

Ajo ka përshëndetur edhe faktin se po në këtë sesion të parlamentit është zgjedhur, për herë të parë këtu, një gjyqtare me prejardhje të huaj.

Fanaj ka përshëndetur dhe falënderuar edhe prindërit e saj për mbështetjen që i kanë ofruar në ngritjen e saj shkollore dhe politike.

Zgjedhja e Ylfete Fanajt në postin e kryetares së Parlamentit të kantonit të Lucernit është rasti i parë, jo vetëm në këtë kanton, që të zgjidhet një grua me prejardhje të huaj në këtë nivel kaq të lartë.  Këtë e kanë theksuar në fjalët e tyre përshëndetëse si, kryetari i deritashëm i parlamentit, Josef Wyss, kryetari i Qeverisë së Kantonit të Lucernit Paul Winkler, etj.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Lajmet e Fundit