Vërmicë: Hyri ilegalisht në Kosovë, policia e kthen shtetasen e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Shqipërisë kishte hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë ditës së mërkurë, rreth orës 11:50.

E dyshuara është hasur në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë, e më pas ajo është kthyer në Shqipëri, transmeton PrizrenPress.

“Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë”, thuhet në njoftimin e PK-së./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit