19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Prizren, dënohet me gjashtë muaj burgim për bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me gjashtë muaj burgi V. K. nga fshati Shajne Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të akuzuarin me iniciale AV. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, në bazë të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë dhe në pajtimin e palëve, prokurorit të shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, i njëjti dënim zëvendësohet me dënimin me gjobë në shumën prej 1.000,00 euro në të cilën shumë të dënimit me gjobë do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak.

Sepse prej datës së pavërtetuar e gjerë me datën 31.10.2019, në fshatin Shajne Komuna e Dragashit saktësisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merr pjesë në organizimin e lojërave të fatit të cilat janë të ndaluara me ligj, në atë mënyrë që i pandehuri përmes aplikacioneve të lojërave të fatit të instaluar në telefonin samsung organizon lojëra të fatit për klient, duke ju mundësuar personave të ndryshëm që fillimisht të hapin llogari në telefonat e tyre, e më pas i pandehuri ju dërgon shuma të parave përmes kësaj llogarie varësisht sa kërkojnë klientët, më pas këto shuma këta persona ia dorëzojnë në shumë të parave fizikisht të pandehurit, kurse këta persona luajnë lojëra të fatit derisa ta shpenzojnë këtë shumë që ia ka lëshuar i pandehuri.

Më Shumë

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë psikike e fizike ndaj gruas së tij

Një person është arrestuar të dielën në Rahovec, pasi që i njëjti pas një fjalosje me bashkëshorten e tij ka ushtuar dhunë psikike dhe...

Ylli në finale

Lajmet e Fundit