Policia e Kosovës rrethon Klinikën Infektive të QKUK-së

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së Policisë në QKUK. Megjithatë, pacientë nga aty kanë treguar se numri i policëve është më i madh se sa në ditët e zakonshme në QKUK.

Gazeta Express shpejtë do ju sjellë detaje të reja rreth kësaj cështjeje.

E puna në QKUK, vecanërisht në Klinikën Infektivë është shtuar së fundi. Vetëm të shtunën 8 pacientë kanë ndërruar jetë e 178 të tjerë janë infektuar me COVID-19.

Në këtë klnikë janë duke u trajtuar personat e infektuar me koronavirus, deri më 3 korrik kanë qenë të hospitalizuar 141 të infektuar.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit